Ice Power për sport
Mentoli në produktet ftohëse Ice Power zvogëlon ndjesinë e dhimbjes së muskujve që vjen nga ushtrimet fizike dhe tendosjet, përmirëson forcën dhe përshpejton rigjenerimin. Studimi tregon se xheli i ftohtë- Ice Power Cold Gel gjithashtu përshpejton rigjenerimin e një lëndimi*. Përdoreni xhelin ose kremin e ftohtë Ice Power para dhe pas aktiviteteve fizike.
Si t’i përdorni produktet e terapisë së ftohtë të Ice Power pas aktiviteteve sportive
- Mentoli në xhelin Ice Power Gel përmirëson forcën e muskujve -> Pas stërvitjes, shpërndajeni Xhelin apo kremin e ftohtë Ice Power mbi muskujt e tendosur dhe e përsërisni 3 deri 4 herë në ditë
- Mentoli përmirëson qëndrueshmërinë e ushtrimeve duke përmirësuar marrjen e oksigjenit dhe duke e zvogëluar prodhimin e acidit laktik në muskuj -> Përdoreni kremin Ice Power Cold Creme 15 min para stërvitjes me qëllim të rritjes së efektit të ushtrimeve.
- Përsëriteni trajtimin me xhelin/kremin e ftohtë Ice Power pas stërvitjes, dhe nëse është e nevojshme, aplikojeni përsëri pas dy orësh me qëllim të përmirësimit të efektit të ushtrimeve dhe përshpejtimit të rigjenerimit. Përsëriteni 3 deri 4 herë në ditë në muskujt e lënduar. Më shumë informacion: Efekti i mentolit për dhimbje dhe rigjenerim
Përdoreni xhelin e ftohtë- Ice Power Cold Gel për lëndime sportive 3 deri 4 herë në ditë derisa dhimbja të qetësohet
Ka dallim në mes të ftohtit dhe të fresktit!
Ftohtë: Kompresa të ftohta
- Trajtimi tradicional i ndihmës së parë është që të përdorni akull ose kompresa të ftohta gjatë 15 minutave të para dhe të përsërisni trajtimin çdo 30 deri 60 minuta
- I ftohti lëshon endorfina endogjene që prodhojnë ndjenjë të mirë
- Dëmtimi i indit/morthi i shkaktuar nga të ftohtit: kristalet e akullit në inde dëmtojnë strukturat e qelizave, nervat dhe venat e vogla
- Qarkullimi i gjakut ngadalësohet për një periudhë shumë më të gjatë se sa që zgjat efekti i ftohjes
Freskët: Xhel/ krem i ftohtë-Ice Power Cold Gel/Creme
- Efekti optimal i ftohjes arrihet pa rrezikun e shfaqjes së morthit apo dëmtimit të indeve
- Ul temperaturën e lëkurës për 5 deri në 7 gradë Celsius -> ftohje e kontrolluar
- Fillimisht qarkullimi i gjakut ngadalësohet, pastaj pas 15 minutash rritet.
Lexoni gjithashtu:
Ka dallim në mes të ftohtit dhe të fresktit