Mentol

Mentol për qetësimin e dhimbjes dhe rigjenerimin

Mentoli është një substancë me origjinë natyrale, e cila përftohet nga vaji i gjethës së mentës përmes distilimit me avull. Mentoli gjithashtu mund të prodhohet në mënyrë sintetike. Në temperaturën e dhomës, mentoli është një substancë kristalore, prej dylli, e çelët ose pa ngjyrë. Mentoli ka shije dhe aromë mente. Mentoli është një substancë e tretshme në yndyrë, dhe për këtë arsye absorbohet lehtësisht përmes lëkurës.

Mentoli është një substancë e sigurt për t’u përdorur. Përdoret në gjëra ushqimore të ndryshme dhe në produkte të tjera si aditivë e aromatizues. Mentoli ndër të tjera përdoret edhe në ëmbëlsira, pasta të dhëmbëve, kozmetikë, produkte të ndryshme trajtimi për kafshët.

Përveç veçorive të shijes dhe aromës, mentoli gjithashtu posedon efektin ftohës. Efekti i tij ftohës përdoret në xhel, kremëra, plaster dhe sprej të ndryshme. Efekti ftohës përdoret gjithashtu në bombonet për freskimin e gojës dhe frymëmarrjes.
Pavarësisht se është përdorur që nga kohërat e lashta, mekanizmi i veprimit të mentolit u qartësua vetëm në vitin 2002. Efekti ftohës i mentolit transmetohet nga receptori TRPM8. TRPM8 aktivizohet në temperatura të cilat nuk shkaktojnë dhimbje; d.m.th në temperaturën e indeve prej 25 – 28 °C. Mentoli rrit temperaturën e aktivizimit. Përveç efektit të tij ftohës, mentoli posedon disa efekte biologjike, të cilat përdoren në fushën e sportit dhe atletikës, dhe në fushën e studimeve të fundit, gjithashtu në trajtimin e gjendjeve të ndryshme të dhimbjes.

Në sport dhe atletikë, mentoli është i njohur për shpejtimin e rigjenerimit dhe për përmirësimin e reagimit gjatë stërvitjes. Kur mentoli aplikohet në lëkurë 15 minuta para një seance stërvitore, rrjedhja e gjakut mbetet e rritur për pak më pak se një orë. Në seancat e gjata stërvitore, xheli ftohës i mentolit ndihmon atletin të gjejë fuqi për të realizuar në mënyrë më efektive të gjithë seancën. Në rastet kur kremi prej mentoli aplikohet pas një seance të lodhshme e cila ka shkaktuar dhimbje muskulare, dhimbja ulet dhe prodhimi i energjisë muskulare përmirësohet.

Përdorimi i rregullt i mentolit gjatë periudhës së stërvitjes ka përmirësuar si qëndrueshmërinë ashtu edhe thithjen e oksigjenit, dhe ka ulur formimin e acidit laktik gjatë stërvitjes aerobike. Në trajnimin e forcës, masa muskulare dhe prodhimi i energjisë janë përmirësuar, kur mentoli është aplikuar në grupet për trajnimin e muskujve.

Rigjenerimi i dëmtimeve mund të nxitet me përdorimin e xhelit dhe kremrave të mentolit. Nuk preferohen për fëmijë për shkak që përmbajnë alkool. Aplikimet aksidentale në membranat e mukozës gjithashtu duhet të shmangen. Në anën tjetër, kremi prej mentoli është i përshtatshëm për fëmijët (p.sh. për dhimbjet e rritjes/zgjatjes te fëmijët), pasi që zakonisht nuk përmbajnë aspak alkool.