Efikasitet i dëshmuar në trajtimin e dëmtimeve të indeve të buta
Studim klinik:
Efficacy of Cold Gel for Soft Tissue Injuries, A Prospective Randomized Double-Blinded Trial
Olavi V. Airaksinen, MD, PhD, Nils Kyrklund, MD, Kyösti Latvala, MD, Jukka P. Kouri, MD, Mats Grönblad, MD, PhD, and Pertti Kolari, PhD
Nga Departamentet e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilituese, Spitali Universitar Kuopio, Kuopio, Spitali Universitar Tampere, Tampere, dhe Spitali Universitar i Helsinkit dhe Fondacioni i Invalidëve, Helsinki, Finlandë
Xheli i ftohtë-Ice Power Cold Gel ka dëshmuar se qetëson dhimbjen dhe përmirëson rehabilitimin e dëmtimeve të indeve të buta. Së fundmi janë botuar rezultatet e studimit të parë shkencor mbi efektet e xhelit të ftohtë (i cili u krye në Finlandë). Një abstrakt mbi rezultatet është botuar në Revistën e njohur Amerikane të Mjekësisë Sportive.
Sipas një studimi të kryer në Helsinki, Tampere dhe Kuopio, përdorimi i xhelit të ftohtë ul dhimbjen me 50% gjatë javës së parë të përdorimit. Ulja e dhimbjes që pësoi grupi që përdori xhel placebo gjatë së njëjtës periudhë kohore ishte pak mbi 10%. Shkalla e paaftësisë gjithashtu u ul ndjeshëm më shpejt në mesin e pacientëve që përdorën xhelin e ftohtë në krahasim me ata që përdorën qetësues.
Studimi përfshiu gjithsej 74 pacientë me lëndime klinike të indeve të buta në nyellin e shputës, kofshë, krahë ose gjunjë. Mjeku kryesor i këtij studimi, doktor Olavi Airaksinen nga Spitali Universitar Kuopio, theksoi se numri i pacientëve ishte mjaft i madh për të arritur prova shkencore.
Për këtë studim, pacientët u ndanë në dy grupe. Njëri prej grupeve përdori Xhelin e ftohtë-Ice Power Cold Gel katër herë në ditë për dy javë, ndërsa grupi tjetër përdori xhel placebo. Një mjek specialist i ekzaminoi pacientët pas një, dy dhe katër javëve. Pacientët e të dy grupeve u lejuan të përdorin NSAID (Nonsteroidal anti-inflammatory drugs- Barna josteroide antiinflamatore) dhe fasha gjatë studimit, por nuk lejohej asnjë xhel tjetër përveç xhelit të përdorur në studim.
– Shkalla e dhimbjes u vlerësua si gjatë pushimit, ashtu edhe gjatë lëvizjes duke përdorur shkallën VAS (Visual Analogue Scale-Shkalla analoge vizuale). Gjithashtu u matën edhe përfitimet e tjera dhe kënaqëshmëria e pacientëve me trajtimin përmes një pyetësori dhe ekzaminimeve fizike, tregon Olavi Airaksinen.
Efekti i xhelit të ftohtë fillon menjëherë pas aplikimit. Në studimin e kryer, dhimbja u mat çdo javë duke përdorur shkallën VAS. Pas javës së parë të trajtimit, dhimbja e përjetuar nga pacientët që përdornin Xhelin e ftohtë-Ice Power Cold Gel nga 59 shkallë (në një shkallë nga 0 në 100) ishte zvogëluar në pothuajse përgjysmë, d.m.th. në 30. Gjatë të njëjtës periudhë kohore, dhimbja e përjetuar nga grupi që përdorte xhel placebo, ishte ulur nga 58 vetëm në 45. Pas dy javësh rezultatet e dhimbjes ishin 14 dhe 26, dhe pas katër javësh 7 dhe 13.
Sipas pyetësorit të pacientëve, 80% e atyre që kishin përdorur xhelin e ftohtë ishin të kënaqur me trajtimin e tyre. Grupi tjetër i pacientëve që kishin marrë xhelin placebo ishte 44%. Pacientët që kishin përdorur xhelin e ftohtë ishin gjithashtu më të interesuar për të përdorur të njëjtin trajtim për ndonjë dëmtim tjetër të mundshëm në krahasim me pacientët që kishin marrë qetësues.
Si pjesë e këtij studimi, tek 20 pacientë u përcollën edhe efektet fiziologjike në qarkullimin e gjakut në lëkurë, të iniciuar nga xheli i ftohtë dhe kremrat tjera trajtuese të disponueshme në treg. Testet u kryen në një mjedis laboratorik. Xheli i ftohtë Ice Power tregoi ndryshime të konsiderueshme në krahasim me produktet tjera. Ai përmirësoi qarkullimin e gjakut për 300%, ndërsa rezultatet e marra me produkte të tjera arritën vlera vetëm 20 – 30%.